Në korrik 2025 zhvilluam me OSHEE një Design Thinking Workshop, një ditë pune intensive në grupe për të gjetur zgjidhje të reja për problemet e klientit.

Çfarë është Design Thinking
Design Thinking është një mënyrë pune që nis nga njeriu, jo nga procedura. Para se të propozojmë zgjidhje, kuptojmë mirë kush është klienti, çfarë e shqetëson dhe ku e humbet kohën.
Hapat që ndoqëm
- Empatia: “Klienti duhet të…”, çfarë ndjen dhe çfarë pret klienti në çdo kontakt.
- Përcaktimi i problemit: një problem i qartë dhe i matshëm, jo një ankesë e përgjithshme.
- Gjenerimi i ideve: sa më shumë ide, pa i gjykuar në fillim.
- Prototipimi: ideja më e mirë kthehet në një version të thjeshtë që mund të provohet.
- Testimi: si merret feedback dhe si përmirësohet prototipi.

Puna në grupe
Pjesëmarrësit punuan në tavolina të rrumbullakëta, secila me problemin e vet. Çdo grup e çoi idenë deri te prototipi dhe e prezantoi para të tjerëve.

Prezantimi i ideve dhe certifikatat
Në shtator 2025 pjesëmarrësit prezantuan idetë e tyre dhe morën certifikatat e pjesëmarrjes.
Doni një workshop inovacioni për ekipin tuaj? Rezervoni një bisedë falas.






