Hënë - Shtunë: 8:00 am - 05.00pm
EM Consulting - Konsulencë BiznesiEM Consulting - Konsulencë BiznesiEM Consulting - Konsulencë Biznesi
(Hënë - Shtunë)
Tirana, Albania

OSHEE: menaxhimi i talenteve dhe bashkëpunimi në mjediset moderne të punës

OSHEE: menaxhimi i talenteve dhe bashkëpunimi në mjediset moderne të punës

Në mars 2026 zhvilluam me OSHEE trajnimin “Menaxhimi i talenteve dhe bashkëpunimi në mjediset moderne të punës”, me drejtues dhe përgjegjës ekipesh nga drejtori të ndryshme.

Prezantimi i temës së trajnimit
Prezantimi i temës së trajnimit

Pse menaxhimi i talenteve

Organizatat e mëdha rrallë kanë mungesë njerëzish. Më shpesh kanë njerëz të aftë që nuk shihen, nuk zhvillohen ose largohen. Trajnimi u fokusua te mënyra si drejtuesi i njeh talentet në ekipin e vet dhe si i mban të motivuar.

Temat kryesore

  • Çfarë është talenti në organizatë: performanca e sotme dhe potenciali për nesër.
  • Modeli 9-Box Grid: si vendoset çdo punonjës në tabelën performancë-potencial dhe çfarë veprimi kërkon secila kuti.
  • Zhvillimi i talenteve: plani individual, mentorimi dhe detyrat që rrisin.
  • Mbajtja e njerëzve të mirë: njohja, feedback-u dhe rruga e qartë e karrierës.
  • Bashkëpunimi në mjediset moderne të punës: ekipe ndërmjet drejtorive, komunikimi dhe përgjegjësia e përbashkët.
Pjesëmarrësit gjatë seancës për modelin 9-Box Grid
Pjesëmarrësit gjatë seancës për modelin 9-Box Grid

Si u zhvillua

Pjesëmarrësit punuan me raste nga organizata, diskutuan si do ta vendosnin ekipin e tyre në 9-Box Grid dhe cilat hapa do të ndërmerrnin për çdo grup punonjësish.

Diskutim në sallë
Diskutim në sallë

Doni të ndërtoni një sistem për talentet në kompaninë tuaj? Lexoni për konsulencën e biznesit ose rezervoni një bisedë falas.

EM Consulting

EM Consulting ofron konsulencë biznesi, strategji marketingu dhe shitjeje, si dhe trajnime për stafin dhe drejtuesit e bizneseve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Adresa: Rr. Liman Kaba, Tiranë
Tel: +355 69 33 87 606
Email: endritconsulting@gmail.com
Orari: E Hënë – E Shtunë, 8:00 – 17:00

Facebook · Instagram · LinkedIn