Auto Bauled shet makina elektrike dhe hibride në Shqipëri dhe Kosovë, kryesisht nga markat kineze si BYD, Changan dhe Leapmotor. Në korrik 2026 nisëm me ekipin e shitjes një trajnim shitjeje të ndërtuar posaçërisht për makinat elektrike: programin EV Sales Master.
Qëllimi ishte i qartë: shitësi të mos flasë vetëm për makinën, por të dijë të shpjegojë pse një makinë elektrike ia vlen, pse një markë kineze është zgjedhje e mençur dhe si ta çojë klientin nga interesi te firma.

Programi EV Sales Master: 6 seanca
- Mentaliteti dhe teknologjia bazë: dallimet HEV, PHEV, EREV dhe BEV, bateritë, karikimi dhe autonomia reale.
- Argumenti i markave kineze: si ta kthejmë pyetjen “pse kineze?” nga pikë e dobët në avantazh.
- Psikologjia e blerësit EV në Shqipëri dhe Kosovë: frika nga autonomia, kostoja totale e pronësisë (TCO) dhe kursimi krahasuar me naftën.
- Procesi i shitjes dhe test drive: si strukturohet prova e makinës që klienti ta përjetojë diferencën.
- Njohja e produktit: krahasimi i 27 modeleve, që çdo agjent të japë të njëjtin informacion të saktë.
- Objeksionet e vështira, mbyllja dhe pas-shitja: përgjigjet për çmimin, garancinë dhe servisin, si dhe ndjekja e klientit pas dorëzimit.

Seancat u zhvilluan në format interaktiv, me pyetje, raste reale nga klientët e agjentëve dhe role-play. Morën pjesë agjentët e shitjes, logjistika dhe administrata. Vetë ekipi kërkoi që takimet e shkurtra javore të vazhdonin edhe pas programit.
Faza e dytë: njerëzit pas shitjes
- Inteligjenca emocionale në shitje: vetëkontrolli, empatia dhe leximi i klientit.
- Gjuha e trupit në showroom: sekondat e para të pritjes, sinjalet e interesit dhe të hezitimit pranë makinës, qëndrimi gjatë negociimit dhe gjatë test drive-it, si dhe shitja kur vjen një çift ose një familje.
- Workshop me ekipin: standardizimi i procesit të shitjes, organizimi i showroom-it dhe procedurat e dokumentuara.

Konsulenca përtej trajnimit
Trajnimi nxori në pah tema që kërkonin vendime nga drejtimi. Prandaj puna vazhdoi si konsulencë biznesi:
- fletë produkti e unifikuar dhe informacion i njëjtë për të gjithë agjentët;
- procesi i plotë nga hyrja e klientit deri te dorëzimi dhe ndjekja pas dorëzimit;
- programi i referimeve dhe atmosfera në showroom;
- rolet e reja në ekip, me përshkrime pune, procedura dhe plan 90-ditor;
- raportet e shitjes që ndihmojnë drejtimin të marrë vendime.
Çfarë mësuam
Te makinat elektrike, shitësi është edhe mësues. Klienti blen kur i qartësohen kostoja reale, autonomia dhe shërbimi pas shitjes. Një ekip që flet me të njëjtën gjuhë dhe me të njëjtat shifra fiton besimin e klientit shumë më shpejt.
Dëshironi një program të ngjashëm për ekipin tuaj? Shikoni trajnimin e shitjes ose rezervoni një bisedë falas 30 minuta.





