Monday - Saturday: 8:00 am - 05.00 pm
EM Consulting - Konsulencë BiznesiEM Consulting - Konsulencë BiznesiEM Consulting - Konsulencë Biznesi
(Monday - Saturday)
Tirana, Albania

Auto Bauled: trajnim shitjeje dhe konsulencë për ekipin e makinave elektrike

Auto Bauled: trajnim shitjeje dhe konsulencë për ekipin e makinave elektrike

Auto Bauled shet makina elektrike dhe hibride në Shqipëri dhe Kosovë, kryesisht nga markat kineze si BYD, Changan dhe Leapmotor. Në korrik 2026 nisëm me ekipin e shitjes një trajnim shitjeje të ndërtuar posaçërisht për makinat elektrike: programin EV Sales Master.

Qëllimi ishte i qartë: shitësi të mos flasë vetëm për makinën, por të dijë të shpjegojë pse një makinë elektrike ia vlen, pse një markë kineze është zgjedhje e mençur dhe si ta çojë klientin nga interesi te firma.

Seanca e parë e programit EV Sales Master me ekipin e Auto Bauled
Seanca e parë e programit EV Sales Master me ekipin e Auto Bauled

Programi EV Sales Master: 6 seanca

  1. Mentaliteti dhe teknologjia bazë: dallimet HEV, PHEV, EREV dhe BEV, bateritë, karikimi dhe autonomia reale.
  2. Argumenti i markave kineze: si ta kthejmë pyetjen “pse kineze?” nga pikë e dobët në avantazh.
  3. Psikologjia e blerësit EV në Shqipëri dhe Kosovë: frika nga autonomia, kostoja totale e pronësisë (TCO) dhe kursimi krahasuar me naftën.
  4. Procesi i shitjes dhe test drive: si strukturohet prova e makinës që klienti ta përjetojë diferencën.
  5. Njohja e produktit: krahasimi i 27 modeleve, që çdo agjent të japë të njëjtin informacion të saktë.
  6. Objeksionet e vështira, mbyllja dhe pas-shitja: përgjigjet për çmimin, garancinë dhe servisin, si dhe ndjekja e klientit pas dorëzimit.
Seanca 4: procesi i shitjes dhe konvertimi
Seanca 4: procesi i shitjes dhe konvertimi

Seancat u zhvilluan në format interaktiv, me pyetje, raste reale nga klientët e agjentëve dhe role-play. Morën pjesë agjentët e shitjes, logjistika dhe administrata. Vetë ekipi kërkoi që takimet e shkurtra javore të vazhdonin edhe pas programit.

Faza e dytë: njerëzit pas shitjes

  • Inteligjenca emocionale në shitje: vetëkontrolli, empatia dhe leximi i klientit.
  • Gjuha e trupit në showroom: sekondat e para të pritjes, sinjalet e interesit dhe të hezitimit pranë makinës, qëndrimi gjatë negociimit dhe gjatë test drive-it, si dhe shitja kur vjen një çift ose një familje.
  • Workshop me ekipin: standardizimi i procesit të shitjes, organizimi i showroom-it dhe procedurat e dokumentuara.
Diskutim me ekipin e shitjes gjatë workshop-it
Diskutim me ekipin e shitjes gjatë workshop-it

Konsulenca përtej trajnimit

Trajnimi nxori në pah tema që kërkonin vendime nga drejtimi. Prandaj puna vazhdoi si konsulencë biznesi:

  • fletë produkti e unifikuar dhe informacion i njëjtë për të gjithë agjentët;
  • procesi i plotë nga hyrja e klientit deri te dorëzimi dhe ndjekja pas dorëzimit;
  • programi i referimeve dhe atmosfera në showroom;
  • rolet e reja në ekip, me përshkrime pune, procedura dhe plan 90-ditor;
  • raportet e shitjes që ndihmojnë drejtimin të marrë vendime.

Çfarë mësuam

Te makinat elektrike, shitësi është edhe mësues. Klienti blen kur i qartësohen kostoja reale, autonomia dhe shërbimi pas shitjes. Një ekip që flet me të njëjtën gjuhë dhe me të njëjtat shifra fiton besimin e klientit shumë më shpejt.

Auto Bauled: trajnim shitjeje dhe konsulencë për ekipin e makinave elektrikeAuto Bauled: trajnim shitjeje dhe konsulencë për ekipin e makinave elektrikeAuto Bauled: trajnim shitjeje dhe konsulencë për ekipin e makinave elektrike

Dëshironi një program të ngjashëm për ekipin tuaj? Shikoni trajnimin e shitjes or rezervoni një bisedë falas 30 minuta.

EM Consulting

EM Consulting provides business consulting, marketing and sales strategy, and training for staff and business leaders in Albania, Kosovo and North Macedonia.

Address: Rr. Liman Kaba, Tirana
Phone: +355 69 33 87 606
Email: endritconsulting@gmail.com
Hours: Monday - Saturday, 8:00 - 17:00

Facebook · Instagram · LinkedIn