Në dhjetor 2025 zhvilluam me OSHEE një trajnim mbi performancën në punë, me një sallë të mbushur me punonjës dhe drejtues nga ekipe të ndryshme.

Temat e trajnimit
- Aftësitë strategjike: si e lidh punën e përditshme me objektivat e organizatës.
- Mendimi kritik: si analizohet një problem para se të nxitohemi te zgjidhja.
- Çfarë është një ekip i suksesshëm: rolet, besimi, komunikimi dhe përgjegjësia e përbashkët.
- Performanca individuale dhe e ekipit: si vendosen objektiva të qarta dhe si ndiqet progresi.
Mësim me duar, jo vetëm me fjalë
Trajnimi u hap me ushtrimin “Ndërto kështjellën me mendje, jo me duar”, ku grupet duhej të planifikonin para se të ndërtonin. Ushtrimi tregoi shpejt sa ndikojnë komunikimi dhe roli i secilit te rezultati i ekipit.

Më pas grupet punuan me pyetjen “Çfarë është një ekip i suksesshëm?” dhe prezantuan përfundimet para sallës.

Doni një trajnim për performancën e ekipit tuaj? Rezervoni një bisedë falas.





