Monday - Saturday: 8:00 am - 05.00 pm
EM Consulting - Konsulencë BiznesiEM Consulting - Konsulencë BiznesiEM Consulting - Konsulencë Biznesi
(Monday - Saturday)
Tirana, Albania

OSHEE: trajnim për performancën, aftësitë strategjike dhe ekipin e suksesshëm

OSHEE: trajnim për performancën, aftësitë strategjike dhe ekipin e suksesshëm

Në dhjetor 2025 zhvilluam me OSHEE një trajnim mbi performancën në punë, me një sallë të mbushur me punonjës dhe drejtues nga ekipe të ndryshme.

Seanca për aftësitë strategjike
Seanca për aftësitë strategjike

Temat e trajnimit

  • Aftësitë strategjike: si e lidh punën e përditshme me objektivat e organizatës.
  • Mendimi kritik: si analizohet një problem para se të nxitohemi te zgjidhja.
  • Çfarë është një ekip i suksesshëm: rolet, besimi, komunikimi dhe përgjegjësia e përbashkët.
  • Performanca individuale dhe e ekipit: si vendosen objektiva të qarta dhe si ndiqet progresi.

Mësim me duar, jo vetëm me fjalë

Trajnimi u hap me ushtrimin “Ndërto kështjellën me mendje, jo me duar”, ku grupet duhej të planifikonin para se të ndërtonin. Ushtrimi tregoi shpejt sa ndikojnë komunikimi dhe roli i secilit te rezultati i ekipit.

Ushtrimi hyrës: ndërto kështjellën me mendje
Ushtrimi hyrës: ndërto kështjellën me mendje

Më pas grupet punuan me pyetjen “Çfarë është një ekip i suksesshëm?” dhe prezantuan përfundimet para sallës.

Prezantimi i punës në grup
Prezantimi i punës në grup
OSHEE: trajnim për performancën, aftësitë strategjike dhe ekipin e suksesshëmOSHEE: trajnim për performancën, aftësitë strategjike dhe ekipin e suksesshëm

Doni një trajnim për performancën e ekipit tuaj? Rezervoni një bisedë falas.

EM Consulting

EM Consulting provides business consulting, marketing and sales strategy, and training for staff and business leaders in Albania, Kosovo and North Macedonia.

Address: Rr. Liman Kaba, Tirana
Phone: +355 69 33 87 606
Email: endritconsulting@gmail.com
Hours: Monday - Saturday, 8:00 - 17:00

Facebook · Instagram · LinkedIn