Në mars 2026 zhvilluam me OSHEE trajnimin “Menaxhimi i talenteve dhe bashkëpunimi në mjediset moderne të punës”, me drejtues dhe përgjegjës ekipesh nga drejtori të ndryshme.

Pse menaxhimi i talenteve
Organizatat e mëdha rrallë kanë mungesë njerëzish. Më shpesh kanë njerëz të aftë që nuk shihen, nuk zhvillohen ose largohen. Trajnimi u fokusua te mënyra si drejtuesi i njeh talentet në ekipin e vet dhe si i mban të motivuar.
Temat kryesore
- Çfarë është talenti në organizatë: performanca e sotme dhe potenciali për nesër.
- Modeli 9-Box Grid: si vendoset çdo punonjës në tabelën performancë-potencial dhe çfarë veprimi kërkon secila kuti.
- Zhvillimi i talenteve: plani individual, mentorimi dhe detyrat që rrisin.
- Mbajtja e njerëzve të mirë: njohja, feedback-u dhe rruga e qartë e karrierës.
- Bashkëpunimi në mjediset moderne të punës: ekipe ndërmjet drejtorive, komunikimi dhe përgjegjësia e përbashkët.

Si u zhvillua
Pjesëmarrësit punuan me raste nga organizata, diskutuan si do ta vendosnin ekipin e tyre në 9-Box Grid dhe cilat hapa do të ndërmerrnin për çdo grup punonjësish.

Doni të ndërtoni një sistem për talentet në kompaninë tuaj? Lexoni për konsulencën e biznesit or rezervoni një bisedë falas.



