Grupi Ozone na kërkoi një program trajnimi për menaxherët e tij: drejtuesit e dyqaneve Ozone Electronics dhe menaxherët e kompanive të lidhura Albzeus dhe Prozone. Fokusi ishte lidershipi, komunikimi dhe menaxhimi i konfliktit, me një strukturë hap pas hapi, vlerësim dhe shembuj praktikë.

Programi në 5 faza
- Faza 0, diagnostikimi: ku jemi sot me menaxherët.
- Faza 1, niveli bazë: katër module trajnimi.
- Faza 2, vlerësim dhe aplikim praktik: testim, simulime, detyra 30-ditore dhe ndjekje.
- Faza 3, niveli i avancuar.
- Faza 4, konsolidimi: një projekt përmirësimi me sistem ndjekjeje.
Faza 0: diagnostikimi i kompetencave
Para trajnimit, çdo menaxher plotësoi një pyetësor vetëvlerësimi me 7 kompetenca menaxheriale, 35 pohime, 5 situata praktike dhe pyetje të hapura. Me rezultatet përgatitëm raportin e diagnostikimit për drejtimin e grupit dhe një raport të dytë për menaxherët e dyqaneve Ozone. Kështu trajnimi u ndërtua mbi nevojat reale, jo mbi supozime.
Faza 1: katër module për menaxherët
- Roli i menaxherit: nga punonjësi më i mirë te drejtuesi i ekipit, përgjegjësitë dhe pritshmëritë.
- Komunikimi menaxherial: udhëzime të qarta, feedback dhe takime që prodhojnë veprime.
- Menaxhimi i konfliktit: si ta shohësh konfliktin herët dhe si ta zgjidhësh pa humbur ekipin.
- Motivimi dhe vendimmarrja: çfarë e mban ekipin të angazhuar dhe si merren vendime të shpejta e të drejta.
Modulet u zhvilluan në grupe të vogla, me raste nga puna e përditshme e dyqaneve dhe e kompanive. Për çdo modul, menaxherët morën një libër pune me ushtrime për t’i zbatuar në ekipin e tyre.

Hapi tjetër
Faza 2 i kthen njohuritë në zakone: simulime, detyra 30-ditore në punë dhe takime ndjekjeje për të matur çfarë ka ndryshuar realisht te çdo menaxher.
Keni menaxherë të rinj ose ekipe që rriten shpejt? Lexoni për konsulencën e biznesit or rezervoni një bisedë falas.



