Monday - Saturday: 8:00 am - 05.00 pm
EM Consulting - Konsulencë BiznesiEM Consulting - Konsulencë BiznesiEM Consulting - Konsulencë Biznesi
(Monday - Saturday)
Tirana, Albania

OSHEE: Design Thinking Workshop, nga problemi i klientit te prototipi

OSHEE: Design Thinking Workshop, nga problemi i klientit te prototipi

Në korrik 2025 zhvilluam me OSHEE një Design Thinking Workshop, një ditë pune intensive në grupe për të gjetur zgjidhje të reja për problemet e klientit.

Grupet shkruajnë nevojat e klientit në flipchart
Grupet shkruajnë nevojat e klientit në flipchart

Çfarë është Design Thinking

Design Thinking është një mënyrë pune që nis nga njeriu, jo nga procedura. Para se të propozojmë zgjidhje, kuptojmë mirë kush është klienti, çfarë e shqetëson dhe ku e humbet kohën.

Hapat që ndoqëm

  1. Empatia: “Klienti duhet të…”, çfarë ndjen dhe çfarë pret klienti në çdo kontakt.
  2. Përcaktimi i problemit: një problem i qartë dhe i matshëm, jo një ankesë e përgjithshme.
  3. Gjenerimi i ideve: sa më shumë ide, pa i gjykuar në fillim.
  4. Prototipimi: ideja më e mirë kthehet në një version të thjeshtë që mund të provohet.
  5. Testimi: si merret feedback dhe si përmirësohet prototipi.
Prototipi i një grupi, hap pas hapi
Prototipi i një grupi, hap pas hapi

Puna në grupe

Pjesëmarrësit punuan në tavolina të rrumbullakëta, secila me problemin e vet. Çdo grup e çoi idenë deri te prototipi dhe e prezantoi para të tjerëve.

Mbështetje për grupet gjatë punës
Mbështetje për grupet gjatë punës

Prezantimi i ideve dhe certifikatat

Në shtator 2025 pjesëmarrësit prezantuan idetë e tyre dhe morën certifikatat e pjesëmarrjes.

OSHEE: Design Thinking Workshop, nga problemi i klientit te prototipiOSHEE: Design Thinking Workshop, nga problemi i klientit te prototipiOSHEE: Design Thinking Workshop, nga problemi i klientit te prototipi

Doni një workshop inovacioni për ekipin tuaj? Rezervoni një bisedë falas.

EM Consulting

EM Consulting provides business consulting, marketing and sales strategy, and training for staff and business leaders in Albania, Kosovo and North Macedonia.

Address: Rr. Liman Kaba, Tirana
Phone: +355 69 33 87 606
Email: endritconsulting@gmail.com
Hours: Monday - Saturday, 8:00 - 17:00

Facebook · Instagram · LinkedIn