Hënë - Shtunë: 8:00 am - 05.00pm
EM Consulting - Konsulencë BiznesiEM Consulting - Konsulencë BiznesiEM Consulting - Konsulencë Biznesi
(Hënë - Shtunë)
Tirana, Albania

C-Data: trajnimi i marketingut digital dhe prezantimi final i brandeve

Me C-Data (Centre for Development and Advanced Training in Albania, me mbështetjen e CIT) zhvilluam një trajnim marketingu digital për pjesëmarrës që donin të ndërtonin ose të rritnin markën e tyre online. Programi u mbyll në maj 2025 me prezantimin final të brandeve dhe të fushatave.

Endrit Maçi gjatë mbylljes së trajnimit në C-Data
Endrit Maçi gjatë mbylljes së trajnimit në C-Data

Nga ideja te fushata

Trajnimi ishte i ndërtuar që çdo pjesëmarrës të punonte me një projekt të vetin. Hap pas hapi, secili e ktheu idenë në markë: emrin, mesazhin, audiencën dhe mënyrën si do të shiste online.

  • Strategjia e marketingut digital: kush është klienti, çfarë problemi i zgjidhim dhe pse duhet të na zgjedhë.
  • Identiteti i markës: emri, slogani, ngjyrat dhe toni i komunikimit.
  • Përmbajtja për rrjetet sociale: çfarë postojmë, si e shkruajmë dhe si e bëjmë tërheqëse.
  • Reklamat online: si ndërtohet një fushatë, kujt i drejtohet dhe si matet.
Prezantimi final i brandeve dhe fushatave të Digital Marketing 2025
Prezantimi final i brandeve dhe fushatave të Digital Marketing 2025

Prezantimi final

Në ditën e fundit, çdo pjesëmarrës prezantoi markën dhe fushatën e vet para grupit. Kishte ide nga fusha shumë të ndryshme: një markë për bimë dhe saksi me sloganin “Më shumë gjelbërim, më shumë frymëzim”, një dyqan me punime dore “e bërë me dorë, e dhuruar me dashni” dhe një librari online.

Prezantimi i një prej brandeve: punime dore të dhuruara me dashni
Prezantimi i një prej brandeve: punime dore të dhuruara me dashni

Pas çdo prezantimi pasonte feedback: çfarë funksionon në mesazh, kush është audienca më e mirë dhe cili është hapi i parë për ta nisur fushatën realisht.

Certifikatat

Programi u mbyll me ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit që përfunduan trajnimin dhe prezantuan projektin final.

Doni ta mësoni marketingun digital me projektin tuaj? Shikoni trajnimin e marketingut digital, grup i ri çdo muaj.

EM Consulting

EM Consulting ofron konsulencë biznesi, strategji marketingu dhe shitjeje, si dhe trajnime për stafin dhe drejtuesit e bizneseve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Adresa: Rr. Liman Kaba, Tiranë
Tel: +355 69 33 87 606
Email: endritconsulting@gmail.com
Orari: E Hënë – E Shtunë, 8:00 – 17:00

Facebook · Instagram · LinkedIn