Me C-Data (Centre for Development and Advanced Training in Albania, me mbështetjen e CIT) zhvilluam një trajnim marketingu digital për pjesëmarrës që donin të ndërtonin ose të rritnin markën e tyre online. Programi u mbyll në maj 2025 me prezantimin final të brandeve dhe të fushatave.

Nga ideja te fushata
Trajnimi ishte i ndërtuar që çdo pjesëmarrës të punonte me një projekt të vetin. Hap pas hapi, secili e ktheu idenë në markë: emrin, mesazhin, audiencën dhe mënyrën si do të shiste online.
- Strategjia e marketingut digital: kush është klienti, çfarë problemi i zgjidhim dhe pse duhet të na zgjedhë.
- Identiteti i markës: emri, slogani, ngjyrat dhe toni i komunikimit.
- Përmbajtja për rrjetet sociale: çfarë postojmë, si e shkruajmë dhe si e bëjmë tërheqëse.
- Reklamat online: si ndërtohet një fushatë, kujt i drejtohet dhe si matet.

Prezantimi final
Në ditën e fundit, çdo pjesëmarrës prezantoi markën dhe fushatën e vet para grupit. Kishte ide nga fusha shumë të ndryshme: një markë për bimë dhe saksi me sloganin “Më shumë gjelbërim, më shumë frymëzim”, një dyqan me punime dore “e bërë me dorë, e dhuruar me dashni” dhe një librari online.

Pas çdo prezantimi pasonte feedback: çfarë funksionon në mesazh, kush është audienca më e mirë dhe cili është hapi i parë për ta nisur fushatën realisht.
Certifikatat
Programi u mbyll me ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit që përfunduan trajnimin dhe prezantuan projektin final.



Doni ta mësoni marketingun digital me projektin tuaj? Shikoni trajnimin e marketingut digital, grup i ri çdo muaj.



