Në 16 vjet punë në konsulencë biznesi kemi vënë re diçka të përsëritur. Kompanitë humbasin shumë kohë duke krijuar dokumente bazë nga e para. Prandaj kemi përgatitur këtë koleksion me template biznesi falas.
Të gjitha dokumentet janë në shqip, në Word dhe Excel. I shkarkoni, i përshtatni me të dhënat tuaja dhe i vini në punë menjëherë.
Plan BiznesiStrukturë e plotë për të paraqitur idenë tuaj te investitorët ose bankat. Përfshin tregun, konkurrencën, financat dhe strategjinë. Format: Word (.docx)
Databazë PunonjësishMbani në një vend të dhënat kryesore të stafit. Pozicioni, kontrata dhe kontaktet janë gjithmonë të organizuara. Format: Excel (.xlsx)
Memo FormatModel profesional për komunikimet e brendshme të kompanisë. Njoftimet dhe vendimet mbeten të qarta dhe të dokumentuara. Format: Word (.docx)
Marrëveshje KonfidencialitetiMbroni informacionin e biznesit kur ndani të dhëna me partnerë ose punonjës. Përshtateni sipas rastit dhe konsultohuni me juristin tuaj. Format: Word (.docx)
Formular i Vlerësimit të PozicionitVlerësoni në mënyrë objektive rolet dhe përgjegjësitë në kompani. I dobishëm për rishikimin e pagave dhe strukturës organizative. Format: Excel (.xlsx)
Keni nevojë për konsulencë biznesi ose një template tjetër?
Këto template janë vetëm pika e nisjes. Çdo kompani ka procese dhe sfida të veçanta. Nëse ju duhet një format i personalizuar për strategji, trajnim ose projekte, na kontaktoni.
1. Shkarkoni dokumentin që i përshtatet nevojës suaj. Shkarkimi është falas dhe pa regjistrim.
2. Personalizoni përmbajtjen me emrin, logon dhe të dhënat e kompanisë suaj. Nëse nuk keni Microsoft Office, mund t’i hapni falas me Word dhe Excel Online.
3. Vini në punë dokumentin në procesin tuaj të përditshëm. Për pyetje ose udhëzime shtesë, jam këtu për t’ju ndihmuar.
Të gjitha materialet janë pronë intelektuale e EM Consulting. Ato janë për përdorim personal ose profesional. Riprodhimi, shpërndarja ose përdorimi komercial pa leje me shkrim është i ndaluar.
EM Consulting ofron konsulencë biznesi, strategji marketingu dhe shitjeje, si dhe trajnime për stafin dhe drejtuesit e bizneseve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.