Monday - Saturday: 8:00 am - 05.00 pm
EM Consulting - Konsulencë BiznesiEM Consulting - Konsulencë BiznesiEM Consulting - Konsulencë Biznesi
(Monday - Saturday)
Tirana, Albania

Luviv Pharma: trajnim shitjeje farmaceutike për mjekë dhe farmacistë

Në prill 2026 zhvilluam në zyrat e EM Consulting në Tiranë një trajnim shitjeje me ekipin e Luviv Pharma, distributor farmaceutik me 15 vjet në tregun shqiptar. Moduli u ndërtua bashkë me ekipin, posaçërisht për shitjen farmaceutike.

Ekipi i Luviv Pharma gjatë trajnimit
Ekipi i Luviv Pharma gjatë trajnimit

Një shitje ndryshe nga të tjerat

Luviv Pharma importon dhe shpërndan produkte farmaceutike, suplemente ushqimore dhe produkte OTC, si distributor zyrtar i markave si Basi Laboratorios, PhytoGarda, Syrio, PharmaGuida, Named, Francia Farmaceutici dhe Aval. Klientët e saj janë farmacitë private, farmacitë spitalore, mjekët dhe klinikat.

Kjo do të thotë shitje B2B konsultative. Para shitësit nuk ndodhet një konsumator, por një profesionist shëndetësor që flet me indikacione, efekte anësore dhe ndërveprime, dhe që vendos me arsye, jo me emocion.

Temat e modulit

  • Shitja te profesionistët shëndetësorë: si flet me mjekun dhe si flet me farmacistin. Janë dy biseda të ndryshme, me pyetje dhe pritshmëri të ndryshme.
  • Njohja e produktit si bazë besueshmërie: si shpjegohet thjesht mekanizmi i veprimit, si diferencohet produkti nga konkurrenca dhe si përdoren studimet klinike në bisedë.
  • Menaxhimi i territorit: planifikimi i vizitave, frekuenca e duhur dhe prioritizimi i klientëve në grupe A, B dhe C.
  • Compliance dhe etika: çfarë mund të thuhet dhe çfarë jo, çfarë mund t’i jepet mjekut dhe çfarë jo. Besimi i ndërtuar me vite humbet me një premtim të gabuar.
  • Kundërshtimet tipike të farmacisë: “nuk është në protokollin tonë”, “pacientët i kam mirë me një produkt tjetër”, “është më i shtrenjtë se gjeneriku”.
  • Menaxhimi i klientëve kyç: farmacitë e mëdha dhe spitalet, kontratat vjetore, hapësira në raft dhe kushtet e pagesës.
  • Ndjekja pas vizitës: si dokumentohet vizita, kur kthehesh dhe çfarë materiali lë pas.
  • Storytelling për markat ndërkombëtare: si ndërtohet besueshmëria për një markë që farmacisti ende nuk e njeh.
Pjesëmarrësit gjatë ushtrimeve praktike
Pjesëmarrësit gjatë ushtrimeve praktike

Praktikë mbi rastet e ekipit

Çdo temë u punua me situata reale nga terreni i ekipit: vizita te mjeku, bisedë me farmacistin për një markë të re, negocim me një klient të madh. Pjesëmarrësit provuan bisedat në role-play dhe morën feedback pas çdo raundi.

Keni një ekip shitjeje në shpërndarje farmaceutike ose B2B? Shikoni trajnimin e shitjes or rezervoni një bisedë falas.

EM Consulting

EM Consulting provides business consulting, marketing and sales strategy, and training for staff and business leaders in Albania, Kosovo and North Macedonia.

Address: Rr. Liman Kaba, Tirana
Phone: +355 69 33 87 606
Email: endritconsulting@gmail.com
Hours: Monday - Saturday, 8:00 - 17:00

Facebook · Instagram · LinkedIn