Monday - Saturday: 8:00 am - 05.00 pm
EM Consulting - Konsulencë BiznesiEM Consulting - Konsulencë BiznesiEM Consulting - Konsulencë Biznesi
(Monday - Saturday)
Tirana, Albania

Strugë: marketing dhe pitch për start-up-et në TIK me Kallirin e Mirësisë

Në tetor 2026 isha trajner në programin “Sipërmarrje dhe Menaxhim Biznesi”, të organizuar nga Kalliri i Mirësisë në Strugë, në kuadër të programit Youth ICT and Start Up Hub. Pjesëmarrësit ishin sipërmarrës të rinj dhe studentë, kryesisht nga fusha e TIK-ut.

Seanca për marketingun e start-up-eve në TIK
Seanca për marketingun e start-up-eve në TIK

Marketingu për start-up-et në TIK

Shumë start-up-e teknologjike kanë produkt të mirë, por nuk dinë kujt t’ia shesin. Seanca ime u fokusua te gjashtë pyetje:

  • Klienti: kush e ka problemin dhe sa urgjent është për të.
  • Vlera: propozimi unik i vlerës (USP) me një fjali të qartë.
  • Kanalet: ku e gjen klientin, online dhe offline.
  • Mesazhi: përfitimet para veçorive teknike.
  • Veprimi i parë: çfarë bën start-up-i këtë javë, jo vitin tjetër.
  • Treguesit: çfarë matet që të dimë nëse po funksionon.
Puna në grup: problemi, klienti dhe zgjidhja
Puna në grup: problemi, klienti dhe zgjidhja

Pitch-i 3-minutësh

Pjesa e dytë ishte përgatitja e një prezantimi 3-minutësh të biznesit: problemi, klienti, zgjidhja ekzistuese, pse tani dhe zgjidhja që sjell ideja në TIK. Grupet punuan në fletë pune dhe flipchart.

Një grup prezanton idenë e start-up-it
Një grup prezanton idenë e start-up-it

Prezantimet dhe feedback-u

Çdo grup e prezantoi idenë para të tjerëve dhe mori feedback të strukturuar: çfarë bind, çfarë mungon dhe çfarë duhet provuar me klientë realë. Programi u mbyll me planin e veprimit drejt konkursit të start-up-eve dhe me ndarjen e certifikatave.

Diskutim me pjesëmarrësit pas prezantimeve
Diskutim me pjesëmarrësit pas prezantimeve

Organizoni programe për të rinj dhe start-up-e? Rezervoni një bisedë falas.

EM Consulting

EM Consulting provides business consulting, marketing and sales strategy, and training for staff and business leaders in Albania, Kosovo and North Macedonia.

Address: Rr. Liman Kaba, Tirana
Phone: +355 69 33 87 606
Email: endritconsulting@gmail.com
Hours: Monday - Saturday, 8:00 - 17:00

Facebook · Instagram · LinkedIn