Në tetor 2026 isha trajner në programin “Sipërmarrje dhe Menaxhim Biznesi”, të organizuar nga Kalliri i Mirësisë në Strugë, në kuadër të programit Youth ICT and Start Up Hub. Pjesëmarrësit ishin sipërmarrës të rinj dhe studentë, kryesisht nga fusha e TIK-ut.

Marketingu për start-up-et në TIK
Shumë start-up-e teknologjike kanë produkt të mirë, por nuk dinë kujt t’ia shesin. Seanca ime u fokusua te gjashtë pyetje:
- Klienti: kush e ka problemin dhe sa urgjent është për të.
- Vlera: propozimi unik i vlerës (USP) me një fjali të qartë.
- Kanalet: ku e gjen klientin, online dhe offline.
- Mesazhi: përfitimet para veçorive teknike.
- Veprimi i parë: çfarë bën start-up-i këtë javë, jo vitin tjetër.
- Treguesit: çfarë matet që të dimë nëse po funksionon.

Pitch-i 3-minutësh
Pjesa e dytë ishte përgatitja e një prezantimi 3-minutësh të biznesit: problemi, klienti, zgjidhja ekzistuese, pse tani dhe zgjidhja që sjell ideja në TIK. Grupet punuan në fletë pune dhe flipchart.

Prezantimet dhe feedback-u
Çdo grup e prezantoi idenë para të tjerëve dhe mori feedback të strukturuar: çfarë bind, çfarë mungon dhe çfarë duhet provuar me klientë realë. Programi u mbyll me planin e veprimit drejt konkursit të start-up-eve dhe me ndarjen e certifikatave.




Organizoni programe për të rinj dhe start-up-e? Rezervoni një bisedë falas.



