Monday - Saturday: 8:00 am - 05.00 pm
EM Consulting - Konsulencë BiznesiEM Consulting - Konsulencë BiznesiEM Consulting - Konsulencë Biznesi
(Monday - Saturday)
Tirana, Albania

Shkup: trajnim me sipërmarrësit e rinj për markën dhe pitch-in e biznesit

Në maj 2026 zhvilluam në Shkup një trajnim me sipërmarrës të rinj, në ambientet e N katror (N²), një hapësirë për frymëzim, inovacion dhe komunitet. Pjesëmarrësit ishin të rinj që kanë nisur ose po mendojnë të nisin biznesin e tyre.

Identiteti i markës: 4 shtyllat themelore
Identiteti i markës: 4 shtyllat themelore

Identiteti i markës

Marka nuk është vetëm logoja. Nisëm nga pyetjet që e ndërtojnë atë:

  • Kush jemi dhe çfarë besojmë.
  • Për kë jemi: klienti ideal, jo “të gjithë”.
  • Çfarë ofrojmë dhe pse ka vlerë për klientin.
  • Pse ne: dallimi i vërtetë nga të tjerët në treg.
Pjesëmarrësit gjatë seancës
Pjesëmarrësit gjatë seancës

Pitch-i i biznesit

Pjesa e dytë ishte praktike: si e prezanton biznesin tënd shkurt, qartë dhe bindshëm. Çdo pitch u ndërtua me pesë elementë:

  1. Problemi që zgjidh biznesi.
  2. Zgjidhja që ofron.
  3. Tregu: kush janë klientët dhe sa të shumtë janë.
  4. USP: pse klienti të zgjedh ty dhe jo një tjetër.
  5. Çmimi dhe si fiton biznesi.
Ushtrimi i pitch-it: 30 sekonda dhe 3 pyetje
Ushtrimi i pitch-it: 30 sekonda dhe 3 pyetje

30 sekonda dhe 3 pyetje

Çdo pjesëmarrës kishte 30 sekonda për të prezantuar idenë. Pas tij, grupi bënte 3 pyetje provokuese për ta testuar idenë. Në fund, secili shpjegoi çfarë do të ndryshonte nëse do ta bënte sërish prezantimin.

Një pjesëmarrës prezanton idenë e biznesit
Një pjesëmarrës prezanton idenë e biznesit

Organizoni programe për sipërmarrës ose start-up-e? Rezervoni një bisedë falas për një trajnim të përshtatur.

EM Consulting

EM Consulting provides business consulting, marketing and sales strategy, and training for staff and business leaders in Albania, Kosovo and North Macedonia.

Address: Rr. Liman Kaba, Tirana
Phone: +355 69 33 87 606
Email: endritconsulting@gmail.com
Hours: Monday - Saturday, 8:00 - 17:00

Facebook · Instagram · LinkedIn