Në janar 2026 zhvilluam një trajnim shitjeje me ekipin e Sport Vision, një nga rrjetet më të njohura të dyqaneve sportive në rajon. Tema kryesore ishte ndërtimi i strategjisë së shitjes: si kalon një ekip nga shitja “sipas rastit” te një proces i qartë që përsëritet çdo ditë.

Cikli i shitjes në 6 hapa
Pjesën më të madhe të trajnimit e ndërtuam rreth ciklit të shitjes, hap pas hapi:
- Identifikimi i klientëve potencialë: kush janë, ku janë dhe çfarë kërkojnë.
- Kualifikimi i klientit: pyetjet që tregojnë nevojën reale dhe gatishmërinë për të blerë.
- Prezantimi i produktit: nga karakteristikat te përfitimet që i interesojnë këtij klienti.
- Trajtimi i objeksioneve: çmimi, masa, modeli, “do e mendoj”.
- Mbyllja e shitjes: momenti i duhur dhe fjalët e duhura për të kërkuar vendimin.
- Ndjekja pas shitjes: si e kthen një blerje në klient që rikthehet.

Si u zhvillua
Trajnimi u zhvillua në ambientet e kompanisë, me një grup të madh pjesëmarrësish nga ekipi i shitjes. Çdo hap i ciklit u lidh me situata të përditshme në dyqan: klienti që hyn vetëm për të parë, klienti që krahason çmime në telefon dhe klienti që kërkon një masë që mungon.
Çfarë mbetet pas trajnimit
- një gjuhë e përbashkët për hapat e shitjes në gjithë ekipin;
- pyetje të gatshme për kualifikimin e klientit;
- përgjigje për objeksionet më të shpeshta në retail-in sportiv.
Keni një ekip në dyqane ose showroom? Shikoni trajnimin e shitjes ose rezervoni një bisedë falas.






