Monday - Saturday: 8:00 am - 05.00 pm
EM Consulting - Konsulencë BiznesiEM Consulting - Konsulencë BiznesiEM Consulting - Konsulencë Biznesi
(Monday - Saturday)
Tirana, Albania

Sport Vision: trajnim shitjeje për ndërtimin e strategjisë së shitjes

Sport Vision: trajnim shitjeje për ndërtimin e strategjisë së shitjes

Në janar 2026 zhvilluam një trajnim shitjeje me ekipin e Sport Vision, një nga rrjetet më të njohura të dyqaneve sportive në rajon. Tema kryesore ishte ndërtimi i strategjisë së shitjes: si kalon një ekip nga shitja “sipas rastit” te një proces i qartë që përsëritet çdo ditë.

Ekipi i Sport Vision gjatë seancës për ciklin e shitjes
Ekipi i Sport Vision gjatë seancës për ciklin e shitjes

Cikli i shitjes në 6 hapa

Pjesën më të madhe të trajnimit e ndërtuam rreth ciklit të shitjes, hap pas hapi:

  1. Identifikimi i klientëve potencialë: kush janë, ku janë dhe çfarë kërkojnë.
  2. Kualifikimi i klientit: pyetjet që tregojnë nevojën reale dhe gatishmërinë për të blerë.
  3. Prezantimi i produktit: nga karakteristikat te përfitimet që i interesojnë këtij klienti.
  4. Trajtimi i objeksioneve: çmimi, masa, modeli, “do e mendoj”.
  5. Mbyllja e shitjes: momenti i duhur dhe fjalët e duhura për të kërkuar vendimin.
  6. Ndjekja pas shitjes: si e kthen një blerje në klient që rikthehet.
Pjesëmarrësit në ambientet e Sport Vision
Pjesëmarrësit në ambientet e Sport Vision

Si u zhvillua

Trajnimi u zhvillua në ambientet e kompanisë, me një grup të madh pjesëmarrësish nga ekipi i shitjes. Çdo hap i ciklit u lidh me situata të përditshme në dyqan: klienti që hyn vetëm për të parë, klienti që krahason çmime në telefon dhe klienti që kërkon një masë që mungon.

Çfarë mbetet pas trajnimit

  • një gjuhë e përbashkët për hapat e shitjes në gjithë ekipin;
  • pyetje të gatshme për kualifikimin e klientit;
  • përgjigje për objeksionet më të shpeshta në retail-in sportiv.
Sport Vision: trajnim shitjeje për ndërtimin e strategjisë së shitjesSport Vision: trajnim shitjeje për ndërtimin e strategjisë së shitjesSport Vision: trajnim shitjeje për ndërtimin e strategjisë së shitjes

Keni një ekip në dyqane ose showroom? Shikoni trajnimin e shitjes or rezervoni një bisedë falas.

EM Consulting

EM Consulting provides business consulting, marketing and sales strategy, and training for staff and business leaders in Albania, Kosovo and North Macedonia.

Address: Rr. Liman Kaba, Tirana
Phone: +355 69 33 87 606
Email: endritconsulting@gmail.com
Hours: Monday - Saturday, 8:00 - 17:00

Facebook · Instagram · LinkedIn